Këngëtari i njohur shqiptar Murid i cili jeton në Amerikë është kthyer në Shqipëri për të konkurruar në “Festivalin e Këngës” me këngën “Nëse vdes”. Natën e parë të festivalit ai u shfaq me një kostum të veçantë dhe kjo u bë dhe arsyeja që këngëtari të kritikohej kaq shumë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram ai shprehet se shumë njerëz e kanë vënë në dyshim nëse ishte një mashkull apo femër dhe se ka marra shumë kërcënime.
“Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre. Është qesharake sesa komente të këqija në pikëpyetje nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Fik 59’ Kur ne fakt ju keni parë shumë artistë që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe më femrore prsh: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….këta janë të gjithë artistë straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja.
Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një ARTSIT dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive.
E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë. Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vdekje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë.
Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten? Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël”, shkruan Mirudi. /tvklan.al