Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, fton Kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, të sjellë përfaqësuesit e grupit kuvendor socialist në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila është parashikuar të mblidhet ditën e martë në orën 13.

Në letrën drejtuar kreut të selisë rozë, kryeparlamentarja i referohet nenit 7 të ligjit 8891 mbi organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke njoftuar kështu thirrjen e konferencës së kryetarëve për të diskutuar sikundër citohet kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste.

Zonja Topalli kujton gjithashtu dhe nenin 12 të Rregullores së Kuvendit i cili thotë se pjesëmarrës  në Konferencën e Kryetarëve janë kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit . Për këtë arsye Kryetarja e Kuvendit  Jozefina Topalli fton zotin Rama të sjellë në Konferencë, kryetarin e grupit kuvendor socialist./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi