Avokati: E qëllimshme, kërkohet djegia e mandatit të deputetit
Gjykata ka shtyrë seancën ndaj Berishës, i cili kërkoi revokim të masës “arrest shtëpie”. Gjyqtarja Irena Gjoka konstatoi se në fletëthirrje nuk është vendosur që ish-kryeministri të përfaqësohet në mungesë nga avokatët. Sipas saj, shtetasi në hetim kishte refuzuar të firmoste fletëthirrjen.
Genc Gjokutaj: Dijenia e tij marrë dje ose pardje është shoqëruar me prokurë që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Gjykata nuk e pranoi këtë arsyetim. Ne e prisnim sepse ne kemi kohë që merremi me këtë gjyq që zhvillohet jashtëgjyqësisht. Sepse gjyqi nuk po zhvillohet në atë sallë gjyqi. Gjykata në atë qëllimin e saj për t’i djegur mandatin liderit të opozitës, e shtyu sërish seancën pa asnjë shkak ligjor.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të që seanca e radhës të zhvillohet më 8 mars.
Të martën Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëzimin e masave të para të lëshuar ndaj tij, atë të detyrimit për t’u paraqitur dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Po në të njëjtën ditë, kjo gjykatë do të shqyrtojë rekurset e bëra nga SPAK që kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit dhe të këtij të fundit që kërkon lirimin edhe nga arresti në shtëpi.
Berisha prej 30 Dhjetorit është duke qëndruar në “Arrest shtëpie”, pasi gjykata zëvendësoi masat e para të sigurisë ndaj tij.
Klan News