Lajme Arkiva 2003
Korporata Elektroenergjetike do të shtojë orët me drita për qytetarët e Vlorës në një periudhë prove për ta deri në 15 Janar të vitit të ardhshëm, gjithashtu brenda muajit dhjetor do të fillojë në këtë qytet instalimi i 5000 matësve të rinj ndërsa brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm të gjithë abonentët dot të jenë të pajisur me matës.
Këto dy takime qenë fryt i takimit të drejtorit të përgjithshëm të KESH-it Andis Harasani pati me drejtorët e KESH-it në Vlorë. Prefektin Bashkim Habili, kryebashkiakun shpëtim Gjika si edhe kryebashkiakun e bashkisë së Orikumit Beqir Kashuri.
Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, duke u bërë zëdhënës i shqetësimeve të qytetarëve mori përsipër edhe lehtësimin e problemeve të arkëtimeve.
“Gjej rastin që ti bëjë ftesë, sepse nuk mund ta detyroj dhe ti jap urdhër, që të vazhdojë me intensitet shëndoshjen e gjendjes duke filluar nga ana organizative dhe duke kërkuar llogari. Ndërsa kryetari i KESH-it Harasani ka premtuar se Vlorës do i shtohet edhe 270.000 kilovat orë dhe sot ë shikohet reagimi i qytetarëve”./tvklan.al