Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Importimi i energjisë elektrike nga jashtë, ka përmirësuar paksa situatën elektroenergjitike në vend. Thatësira dhe mungesa e investimeve, që prej vitit ’95, në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, bëri që 20 ditët e fundit, kjo situatë të përkeqësohet. Prurjet e ujit në kaskadën e Drinit presin vetëm shirat, për të rritur disi prodhimin.

Konsumi i energjisë, ditët e fundit është rritur paksa, sepse janë shfrytëzuar rezervat ujore pasi në veri akoma nuk është parë shiu. Megjithatë zgjidhja e vetme për të përballuar këtë krizë, nuk është shiu, por importi i energjisë elektrike nga jashtë./tvklan.al