Policia elektrike dhe specialistë të KESH-it kanë ndërmarrë një aksion për prerjen e energjisë elektrike abonentëve debitorë në zonën e Shkozës. Sipas drejtorit të filialit elektrik të Tiranës Demir Agastra, aksioni do të vazhdojë edhe në zona të tjera.
Demir Agastra: “Në të gjithë Tiranën jemi shpërndarë, në Komunën e Parisit, në Selitë, në Allias dhe në axhensinë fshat, në të gjithë fshatrat bëhen prerje për debitorët. Sot janë përgatitur për këtë zonë rreth 30 abonentë që do t’u ndërpritet energjia elektrike. Këta abonentë nuk kanë shlyer detyrimet ndaj KESH-it. Ka dhe disa reagime për ndonjë abonentë tek-tuk që nuk do të vendosë sahatin.”
KESH po instalon në zonat e periferisë së Tiranës matësat e rinj elektrik për banorët, të cilët deri tani kanë përdorur lidhjet e paligjshme për të siguruar energjinë elektrike. /tvklan.al