Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Reshjet e shiut të dy netëve të fundit, kanë rritur disa milimetra nivelin e ujit në kaskadën e Drinit, por do të duhen javë të tëra me reshje për të rritur prodhimin e energjisë elektrike në vend. Këto informacione vijnë sot nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Sot pritet gjithashtu, që sasia e energjisë së importuar në vend, të arrijë në nivelin pesë milion kilovatë orë, ku sasitë më të mëdha, vendi ynë i importon nga kompani homologe me KESH, në Sllovaki dhe Kroaci.
Me gjithë këto sasi të importuara në të gjithë vendin, do të vijojë ndërprerja e energjisë elektrike. Të paktën katër orë në ditë nëpër shtëpitë tona do të ketë ndërprerje të energjisë, ndërkohë që ndërprerjet do të marrin fund vetëm pas stabilizimit të prodhimit në vend./tvklan.al