Socialistët u mblodhën të vetëm në Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar tre vendimet e Gjykatës Kushtetuese; atë që rrëzoi disa nene të rregullores së re të Parlamentit, vendimin për ligjin për komisionet hetimore dhe ligjin për profesionet e lira.
Për vendimin e parë këshilli vendosi t’i sugjerojë kryeparlamentares të zbatohet pikë për pikë vendimi i Kushtetueses dhe të hiqen nga rregullorja nenet e shfuqizuara e që lidhen me ashpërsimin e masave disiplinore.
Por Kushtetuesja në vendimin e saj të 19 Qershorit la në fuqi përjashtimet me 30 ditë për prishjen e orendive të Kuvendit dhe 60 ditë për zjarrvënien.
Ndërsa për dy vendimet e tjera u shty shqyrtimi për mbledhjen e ardhshme.
Tv Klan