Lajme Arkiva 2003
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të fundit projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes nëpërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dorëzimin e personave në gjykatën ndërkombëtare penale.
Marrëveshja ka si qëllim mos dorëzimin e shtetasve amerikan që ndodhen në territoret e Republikës së Shqipërisë në këtë gjykatë. Marrëveshja bazohet në nenin ’98 të statusit të Romës, i cili parashikon se gjykata nuk mund të veprojë me kërkesë për dorëzim ndaj një shteti kur kjo e çon këtë shtet në një shkelje marrëveshje ndërkombëtare e një shtet të tretë.
Në datën 2 Maj kryeministri Fatos Nano nënshkroi me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell gjatë vizitës së tij këtu pikërisht marrëveshjen për mosdorëzim të shtetasve amerikan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Në bazë të kësaj marrëveshje nëse qeveria jonë dorëzon ekstradon ose transferon shtetas amerikan në një vend tjetër nuk do të pranohet dorëzimi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pa miratimin shprehur nga qeveria amerikane. Kjo e fundit ka përcaktuar datën 1 korrik të këtij viti si afatin përfundimtar për vendet që dëshirojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje.
Pas kalimit të këtij afati do të skualifikohen nga kandidatura për të përfituar nga programi amerikan i asistencës së njohur “Llogaria e sfidës së mijëvjeçarit’. Në të njëjtën mbledhje këshilli i ministrave miratoi edhe emërimin në zyrën e kryeregjistruesit të pasurive të paluajtshme zotin Artan Gjylbegu.
U vendos lirimi nga detyra i zotit Robert Bitri deri më tani kryetar i Komitetit Shtetëror të Kthimit të Pronave, lirimi nga detyra i Prefektit të Beratit Peritan Shati dhe emërimin në këtë detyrë i zonjës Luiza Hoxha.
Gjitashtu është emëruar me miratim të Këshillit të Ministrave drejtori i Teatrit Kombëtar zoti Kiço Londo./tvklan.al