Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren dhe procedurat e përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Me miratimin e saj, tashmë i hapet rrugë garës për përzgjedhjen e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorëve të departamenteve, atyre në qarqe dhe shefave të komisariatit.

Në një reagim për mediat, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se kandidatët do të verifikohen nga një komision i posaçëm, që do të bëjë vlerësimin  dhe përzgjedhjen e tyre.

Në përbërje të këtij komisioni do të jenë dy përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe një nga Ministria e Brendshme.

Gjithashtu në rregullore është parashikuar ngritja dhe e një komisioni tjetër, që do vlerësojë ankesat e kandidatëve në garë.

Procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qëndror e vendor, me anë të konkurrimit bëhet në kuadër të ligjit të ri të Policisë së Shtetit, proces ky përmes të cilit u zgjodh dhe Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda.

Tv Klan