Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Mungesa e vijës së verdhë bëhet pengesë për zgjerimin e kufijve të qytetit të Elbasanit. Ndërtimet e reja dhe përqendrimi i mbi 120 mijë banorëve vetëm në 720 hektarë territor, ka bërë të nevojshme zgjerimin e kufijve të këtij qyteti.

Për t’i paraprirë zhvillimeve demografike dhe studimeve urbanistike, këshilli i qarkut ka miratuar zgjerimin e vijës së verdhë të qytetit, që parashikohet të përfshijë në administrim dhe territoret e komunave Bradashesh, Labinot, Shushicë etj.

Disa fshatra të këtyre komunave juridikisht i përkasin bashkisë së Elbasanit, ndërsa nga ana territoriale këtyre njësive vendore. Duket se pengesë deri tani janë bërë përfaqësuesit e njësive vendore, pasi vetë komuniteti kërkon të përfshihet në vijën e verdhë të qytetit të Elbasanit, që do t’i përfshijë ata në zonën urbane. Kjo kontradiktë është bërë edhe pengesë për zbatimin e disa projekteve urbanistike të qytetit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka