Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e tij të parë pas Kongresit ka zgjedhur drejtuesit e lartë të kësaj partie. Jozefina Topalli dhe Jemin Gjana janë dy nënkryetarët e rinj të PD. Ndërkohë ky i fundit do të jetë dhe në krye të grupit parlamentar, ku nënkryetar është zgjedhur Pal Dajçi dhe sekretar Myslim Murrizi.

Ndërsa vetëm Ridvan Bode ka ngelur përsëri në postin e sekretarit të Përgjithshëm janë ndryshuar edhe sekretarët e tjerë, duke krijuar dhe departamente të reja. Sekretar për marrëdhëniet me publikun është zgjedhur Pjetër Arbnori, sekretar organizativ Ilir Bano dhe sekretar për zgjedhjet dhe burimet njerëzore Fatos Beja.

Ky Këshill Kombëtar theksoi Berisha do ta çoj Shqipërinë drejt zgjedhjeve të reja. Pasi janë larguar dhe shmangur shumë prej nga figurave të njohura të PD, shumë prej të zgjedhurve të rinj kanë marrë këto poste vëtëm për besnikërinë e tyre ndaj Berishës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego