Këshilli Kombëtar i Radio-Televizioneve dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri, kanë zhvilluar në Durrës konferencën mbi strategjinë e kalimit te transmetimeve analoge në digjitale.
Në fjalën e tij kreu i OSBE-së ka kërkuar që ky proces të jetë transparent, një parakusht ky i vënë nga partnerët ndërkombëtarë.
Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, njohu operatorët lokalë me hapat që do të ndjekë ky proces dhe shtrirjen e tij në të gjithë vendin.
Mesila Doda: “Kalimi nga transmetimet radiotelevizive analoge në ato numerike, i përcaktuar si një proces prioritar në të gjithë vendet evropiane konsiderohet një nga sfidat më të mëdha në fushën e mediave elektronike. Tashmë ka përfunduar projekti i parë i strategjisë në të cilën janë përcaktuar format dhe rrugët e këtij kalimi brenda vitit 2012. Në funksion të respektimit të afateve kohore të përcaktuara ndërkombëtarisht”.
Kalimi nga transmetimet analoge në ato digjitale, një operatori privat do t’i kushtojë rreth 1 milion euro, ndërkohë që gradualisht do të fillojë edhe pajisja e teleshikuesve me dekodera digjitale.
Transmetimet analoge tokësore në nivel evropian pritet të mbyllen në vitin 2012./tvklan.al