Mbrëmjen e 13 Shkurtit, në ABC News nisi emisioni më i ri “Provokacija”, drejtuar nga Mustafa Nano. Në hyrje të tij, gazetari Nano foli për ato që do të ndodhin në këtë emision. Sipas tij nuk do të ketë sherre dhe akuza të ngritura kuturu, por debat publik dhe mbrojtje të qëndrimeve.
Të ftuarit në episodin e parë të këtij emisioni ishin Koço Kokëdhima, Mesila Doda, Arjan Curi dhe Mentor Nazarko.
Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima foli për zhgënjimin e tij më të madh, që është Partia Socialiste. Sipas tij, kjo parti ka rënë në duart e një mafie, e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.
E ftuara e dytë mbrëmjen e së martës ishte Mesila Doda, e cila foli për deklaratat nacionaliste të presidentit grek.
Nacionalizmi i elitës greke, ishte tema për të cilën foli publicisti Arjan Curi
.“Mua elita greke më rezulton po aq nacionaliste sa elita shqiptare. Elita greke, ne i themi elita kishtare që është dhe elita politike. Sot që ne flasim kryepeshkopi është shqiptar, arvanitas. Në stafin e universitetin, ku unë kam studiuar kishte edhe mbiemra Shpati, Shkurti që e pranonin që ishin arvanitas”,
tha Curi.
Mentor Nazarko, i ftuari i fundit në episodin e parë të “Provokacija” foli për shqiptarin Ermal Meta, i cili fitoi çmimin e parë në “Sanremo”.
//tvklan.al