Khloe Kardashian vazhdimisht tërheq vëmendjen me çdo postim në rrjetet sociale. Por së fundmi në një intervistë të dhënë, Khloe ka treguar për betejën shëndetësore që është përballur që nga fëmijëria.
Ajo vuan nga migrena dhe problemet e saj filluan kur ajo ishte vetëm 12-vjeç, por u ndje shumë e turpëruar për të folur me familjarët e saj.
“Ende e kujtoj se si jam ndjerë, por të gjithë më thanë se nuk po ndjeja atë që ndjeja. Njerëzit gjithmonë thoshin që është thjesht një dhimbje koke. Duke qenë 12 vjeç, unë kisha turp të thoja se vuaja prej migrenës”.
Khloe shtoi më tej se ajo e kaloi adoleshencën e saj duke vuajtur në heshtje prej migrenës, teksa familjarët e linin të sëmurë në shtrat, duke mos e ditur problemin e saj.
Kur ishte 16 vjeç Khloe kërkoi ndihmën e një mikes së nënës së saj, Kris Jenner, e cila po ashtu vuante nga migrena. Khloe u dërgua më pas te një neurolog dhe pas analizave të kryera u zbulua se vuante nga migrena.
Khloe thotë se ajo ende ka raste kur është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj dritës dhe aromave. Ajo tha se migrena e saj mund të shkaktojë probleme me shikimin, të përziera dhe lëkundje të pakontrollueshme./tvklan.al