Mesila Doda: “Gjatë seancës dëgjimore që ka qenë në grupin socialist ka patur një vëmendje të veçantë dhe një qëndrim enblok dhe nga ana e grupit socialist për të dënuar bojkotin e PS-së. Dua të them që i njëjti interes ka qenë edhe sot në komitetin e monitorimit, ku është dëgjuar zonja Dade e cila ka ardhur në krye të dërgatës socialiste për t’u dëgjuar pranë KiE lidhur me pretendimet që ato kanë. Në komitetin e monitorimit është kërkuar të dihet shumë herë se pse është ky qëndrim ekuivok, pra nga njëra anë kërkohet komitet hetimor, komision hetimor për zgjedhjet dhe nga ana tjetër nuk hyhet në parlament dhe të kërkohet në parlament ngritja e këtij komisioni hetimor pasi do bëjnë betimin si deputet dhe të plotësojnë ligjet në fuqi. Nga njëra anë thuhet se ka pasur pa rregullsi dhe nga ana tjetër këto prova nuk i paraqesin asnjëherë pranë organeve kompetente. Zonja Dade është përgjigjur se kanë pa rregullsi pasi kjo vjen nga korrupsioni i komisionerëve socialist që kanë marrë pjesë në votim.”/tvklan.al