Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kina do të investojë rreth 150 milion dollarë për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit. Në takimin me Presidentin Mejdani, Ministri i Jashtëm kinez Tan Ya Xuan, saktësoi ndihmën kineze, falas për Shqipërinë në vlerën 10 milion yan për vitin 2000 dhe 5 milion yan për vitin 2001.

Presidenti Mejdani dhe Ministri i Jashtëm Milo, konfirmuan qëndrimin e shtetit shqiptar për njohjen e vetëm një Kine. Tajvani konsiderohet pjesë e shtetit kinez, ndaj Shqipëria s’ka ndërmend të zhvillojë marrëdhënie me të. Për Kosovë, kinezët shprehen në favor të respektimit të sovranitetit të Jugosllavisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame