Në datën 9 Dhjetor të vitit 1990 në “Qytetin Studenti” në Tiranë studentët e Universitetit të Tiranës dolën në protestë për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit kundra këtij regjimi.

Ata vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestonin kundër regjimit për kushtet e vështira që kishin studentët në konvikte dhe shkolla.  Në këtë protestë ndodhën edhe incidente, ku policia dhe ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët, ku disa prej tyre morën edhe plagë nga dhuna dhe forca që ushtruan.

Sot këtë ditë e ka kujtuar dhe gazetari i njohur Blendi Fevziu duke publikuar disa foto në Facebook të shkrepura gjatë protestës dhe tregon të gjitha kujtimet që mban mend nga data 9 Dhjetor të vitit 1990.

“Mëngjesin e 9 Dhjetorit, kur dola nga shtëpia, nuk e dija që po nisesha drejt ditës së fundit të shkollës dhe nuk do hyja më asnjë minutë në auditore. Ne studentët e Tiranës ju bashkuam protestës mëngjesin e 9 Dhjetorit në demostratën e Liceut. Isha aty bashkë me Ben Blushin, Pirro Thanasin e të tjerë. Qëndruam duke ndjerë frikën e natyrshme nga policia por edhe besimin se duke qenë shumë vetë ishim më të mbrojtur. Nuk u larguam më. Të nesërmen u ngjita lart bashkë me një tjeter student të ekonomikut që kisha në lagje, Ilir Metën.

Pas Dhjetorit nisi levizja e Shkurtit, Greva e Urisë dhe me pas mbyllja e universitetit.

Ne nuk patëm asnjë ceremoni diplomimi, por ato ditë dhe ato muaj kanë qenë më të bukurit e jetës sime. Foto Genc Pollo. Fotot e tjera ju takojnë disa fotografëve që kanë qenë ato ditë aty. #dhjetor1990”, ka shkruar Blendi Fevziu.