Dita e celebrimit ishte një tmerr për Xhulietën. Aty mësoi se “Romeo” që i kishte hyrë në zemër, që i bënte serenata, që i kishte mësuar të kërcente, ishte një i alkoolizuar që e tërhoqi nga flokët. Ajo e kishte vendosur të mos martohej me të, por ndërkohë ishte në pritje të një fëmije.
Xhulieta shprehet në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se nuk e mendonte ta hiqte fëmijën. Momenti i shpëtimit për të erdhi si pasojë e një episodi dhune.
Xhulieta: Ishim në një darkë në shtëpi. Ai kishte ftuar një shokun e vet që është muzikant. Do bënin disa prova sepse këndonim edhe në italisht, në karaoke, nëpër lokale. E fton shokun e vet, po hanin, po pinin, kisha edhe çunin, gocën në krah, ishte 10-muajshe. I thashë zemër mjaft se ke pirë shumë tani dhe ia mora shishen e verës ta çoja te bufeja. Ai e merr, thotë ”kush je ti që ma merr mua nga dora” dhe më godet në kokë.
Ardit Gjebrea: Me shishen e verës.
Xhulieta: Me shishen e verës prej qelqi.
Ardit Gjebrea: Ti re pa ndjenja.
Xhulieta: Po. Çuni që ishte adoleshent ka thirrur ambulancën, por aty ka ligje. Në momentin që shihet një grua me një fëmijë të vogël, e qëlluar gjithë gjak dhe dy minorenë, aty shpërthen policia.
Ardit Gjebrea: Dhe ai dënohet me dy vite burg në mos gaboj.
Xhulieta: Po, dënohet, e mbaron dënimin, kërkon të kthehet dhe të shikojë gocën.
Xhulieta e lejoi ta shihte vajzën e cila ishte tre vjeçe dhe ai i thoshte të voglës se “donte të bëhej një baba i mirë për të”. Fjalët e tij Xhulieta thotë se nuk i besoi aspak ndryshimit të tij. “Gjëja e parë kur u futa në banesën e tij, tha zemër, do të pish pak?”, përfundon ajo./tvklan.al