Policia në Itali ka arrestuar një shqiptar, pasi kishte mbushur shtëpinë e tij me drogë. Mediat në vend bëjnë me dije në banesën e 31-vjeçarit kishte marijuanë me vlerë 150 mijë Euro.
I riu u ndal nga Policia në orët e para të mëngjesit dhe teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Ai shfaqej nervoz gjatë gjithë kohës dhe më pas efektivët vendosën që ta ndiqnin deri në banesë dhe iu kërkua dhe një kontroll tjetër.
Gjatë kontrollit në banesë efektivët arritën të gjenin një sasi të madhe droge të ndarë në 48 qese të vogla, me peshë të ndryshme.
E gjithë droga e gjetur u sekuestrua, si dhe sende të tjera që përdoreshin për përpunimin e saj. Por policët zbuluan dhe në fakt tjetër që 31-vjeçari të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte kryer pa dijeninë e gruas.
Pas arrestimit 31-vjeçar, u dërgua në burg dhe kundër tij rëndon akuza për trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës./tvklan.al