Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia pasi u kap duke transportuar drogë me makinë.

Shqiptari, identitetit i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat greke, nuk ju bind urdhrit të policiëve për të ndaluar. Sapo ata ju afruan, shqiptari i dha gaz në tentativë për t’u larguar.

Përpara rruga ishte e bllokuar nga makina të tjera, e në rrethana të tilla lëvizi mbrapsht duke goditur edhe motorin e policisë. Dy efektivët nuk pësuan lëndime serioze.

36-vjeçari arriti të largohej, por u arrestua pak minuta më vonë dhe u vu në pranga.

Në bagazhin e makinës u gjetën 10 kg kanabis i papërpunuar.

Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në Athinë rreth orës 12:00 sipas kohës lokale.

/tvklan.al