Pas përfundimit të telefonatës mes Eni Çobanit dhe administratorit të Shergjanit, Ylli Dushkut ku ky i fundit  ndërpreu komunikimin me “Shihemi në Gjyq”, ndërmjetësja rendit hapat e zgjidhjes së problemit mes kunatave.

Sipas shpjegimit të saj, toka në të cilën Haliti, bashkëshorti i i Saimes, rezulton pronar mban numrin 1373. Kanali që ka futur në konflikt Mersinen dhe Saimen që u përballën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet në pronën 1378, por është hapur në pronën e Saimesë duke sjellë dëmtimin e shtëpive të kunatës.

Eni Çobani: Që nga ky moment, do t’i drejtohemi agjencisë përkatëse, bashkisë Elbasan, këtij zotërisë që mbylli telefonin, me shkresa zyrtare, ku ndodhej kanali për të cilin është ngritur ky  projekt dhe që agjencia e ka hapur në pasurinë e z. Halit.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj?

Eni Çobani: Pastaj do të mbyllet dhe do të hapet atje ku ka qenë, jo në tokën e atij zotërisë sepse ai ka ndërtuar shtëoi, ka të mbjella, kjo zonja ka shtëpi dhe ky kanal nuk kullon, pra nuk ka ku të kullojë, ka përmbytur shtëpitë. Ky është i gjithë problemi, pra hapet kanal vaditës por hapet edhe kanal kullues. Kemi vetëm një kanal, po kanali tjetër që t’i kullojë uji kësaj zonjës që i ka përmbytur shtëpitë? Ky është problemi.

Përtej anës ligjore, Mersinia është edhe e mërzitur me kunatën e saj që e  pret prej 20 vitesh të rregullojë këto çështje të neglizhuara. Ajo ka një fjalë të fundit për Saimen.

“Kjo me mua, po s’rregulloi punët me kanalin, ta ketë fshirë! Po s’rregulloi punë që të m’i heqë ato gjëra, unë të rregulloj shtëpitë e çunave që të vijë edhe cunat e mi në shtëpi se unë s’mund të rri aty, unë dy dhoma kam aty, ku do të rri unë aty?”, shprehet Mersinia./tvklan.al