Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizioneve ka përfunduar draftin e parë të strategjisë kombëtare për kalimin e sistemit të transmetimeve televizive nga analoge në numerike, një kërkese kjo dhe e Komisionit Europian.
Melisa Doda: “Kemi një punë të kryer, kemi një draft tanimë të përfunduar nga Këshilli Kombëtar i Televizioneve dhe në këtë mënyrë besoj se jemi në sinkron dhe me të gjithë vlerësimet e bëra nga Komisioni Europian dhe gjithashtu me punën që na mbetet për të përfunduar brenda një afati minimal, të mundshëm dhje fazën e dy, fazën përmbyllëse të kësaj strategjie.”
Duke komentuar vlerësimin që KE i ka bërë politikave audio-vizuale në progres-raportin e 2008, zonja Doda shpreh shqetësimin e saj për vonesën e shkaktuar për kryerjen e reformës ligjore.
Melisa Doda: “Dua të gjej dhe mundësinë që të kërkojmë përshpejtimin e planit të veprimit për përfundimin e ligjit të ri për radiotelevizionet, e cila siç e dini është në punim nga komisioni i medias pranë parlamentit.”
Një nga përfundimet e progres-raportit ishte dhe problematikat që has KKRT, ne procesin e monitorimit. Sipas Dodës kjo vjen për shkak të kapaciteteve të limituara teknike që ky organ ka dhe kushteve ku kryhet ky proces. Ai kërkoj nga organet kompetente marrjen parasysh të kërkesës së KKRT për zhvendosjen në ambiente të reja me kushte më të përshtatshme për të përmbushur të gjitha angazhimet e tyre./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi