Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në komisionin parlamentar të medias, rihapet edhe njëherë çështja e funksionimit të radiotelevizioneve private, të licencuara. Me anë të një shkrese KKRT, ka kundërshtuar amendamentet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Sipas kryetarit të KKRT, Sefedin Çela, për një periudhë 2-3 vjeçare është e domosdoshme administrimi i frekuencave nga ky këshill për të shmangur përplasjet e operatorëve.

Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, përmend interferencat mes Radio Kontakt dhe RTSH, Telenorbes Shqiptare dhe TV Klan, Real Televizion dhe Tirana TV. Brenda muajit Shkurt, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, do të raportojnë në komisionin parlamentar të medias edhe për pajisjen e gazetarëve me kontratat e rregullta të punës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame