Këto janë netët plot ethe të zgjedhjeve lokale. Klan Kosova është në transmetim maratonë, duke thyer çdo rekord.
Në fund pas javësh të lodhshme dhe netëve pa gjumë vjen lajmi i mirë, Klan Kosova ka dominuar skenën mediale, kemi arritur të jemi të parët.
Me gjithë ankthin e pritjes në fund të fundit Klan Kosova mbërriti aty ku pritej pas një pune të gjatë edhe serioze.
Falë përkushtimit të të gjithë ekipit dhe mbështetjes së madhe të miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Dëshmia e parë e profesionalizmit edhe mbulimit dhe frymës së re të një fushate elektorale u dha që në fillim.
Kjo fushatë në ekranin e Klan Kosovës ishte plotësisht ndryshe nga ajo që u pa në televizione të tjera. Kronikat nuk sollën vetëm premtime të politikanëve.
Nëse dikush doli ju thua, ajo po në Klan Kosova. Edhe kur dikush tha se Kosova është shtet i pavarur, por i panjohur ndërkombëtarisht nuk kaloi pa u paraqitur në Klan Kosova.
Ramë Manaj: “Zgjedhjet e para në republikën e Kosovës, shtet sovran dhe i panjohur”.
Ky televizion filmoi edhe kur dikush e quajti me emër jo të këndshëm, apo kur dikush e bënte gati fjalimin pak sekonda para daljes në foltore.
Në këto kronika zgjedhore, Klan Kosova u mundua të mbulojë çdo veprim që u bë para, gjatë dhe pas tubimeve ku qytetarëve u kërkohej vota. Dikush në Prishtinë synoi që të mbushë sallën me njerëz nga rajone të tjera.
Qytetari: “Unë jam i komunës së Deçanit”.
Qytetari: “Pejës”.
Qytetari: “Sarandës”.
Dikush tjetër provoi të shitet si patriot keq se vendos lule në varret e dëshmorëve. As kjo nuk kaloi pa e regjistruar Klan Kosova.
E gjithë kjo dinamikë dhe ky kreativitet e bëri këtë televizion adresën kryesore mediale gjatë tërë fushatës, e cila për zgjedhjet lokale nuk zgjati vetëm një muaj. Mirëpo zgjedhjet nuk ishin e vetmja dëshmi e profesionalizmit të ekipit të Klan Kosovës.
Objektiviteti, shpejtësia, paanshmëria, saktësia dhe mbi të gjitha kreativiteti i gazetarëve të Klan Kosovës e shndërroi atë në një nga televizionet më të rëndësishëm të Kosovës.
Klan Kosova u mundua të sjell raporte ngado zhvillim me peshë, pa përfillur shpesh herë edhe rrezikun. Që në ditët e para kur radikalët serb ishin mbledhur për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Gazetar: “Deklaratë me të cilën hodhi poshtë të gjitha vendimet të parlamentit të Kosovës”.
Ose kur xhirimi me kamerë ishte i pakëndshëm për dikë, apo duke sjellë në ekran pamjet e disa njerëzve, që me armë në duar kërkojnë diçka më shumë se pavarësia e vendit.
Gazetar: “Nëse dikush mendon se me luftën e UÇK-s kanë marrë fund formacionet ushtarake dhe lufta ilegale e ka gabim”.
Nuk mungoj as raporti nga sulmi ndaj eskortës së kryeministrit, apo nga pikat kufitare prej ku doganierët kosovarë janë përzënë tash dy vite. Ekipi i Klan Kosovës synoi të jetë në vendin e ngjarjes sa më parë që ishte e mundur. E të veçantat që e bëjnë lajmin e kumtuar nga Klan Kosova të dallojë nga ai i televizioneve të tjera janë mënyra rrëfimi dhe natyra njerëzore e tij.
Kamera e Klan Kosovës doli gjithë andej vendit për të parë sesi jetojnë edhe ata që konsiderohen si të harruar.
E takuam edhe ndër njeriun më të moshuar në Kosovë, fatkeqësisht pak para ikjes së tij në amshim. Për dikë qenka një mënyrë unike të përshëndetjes.
Qytetar: “Ju përshëndes të gjithëve, juve dhe të gjithëve dhe kryetarit dhe personalisht edhe vetes. I vendosur në mënyrë vertikale jo horizontale”.
Vizituam spital te ambulantët, pasqyruan kushtet me të cilën trajtohen qoftë të porsalindurit apo pleqtë. Dolëm nëpër shkolla dhe pamë kush nuk di të lexojë edhe pse tashmë kanë përfunduar disa klasa, apo kush shkon në shkollë më armë.
Në fushën që prek paratë e taksapaguesve dolëm gjithandej vendit dhe pasqyruam reagimet e qytetarëve për projektet kapitale. Dolëm madje edhe përtej kufijve shqiptaro-shqiptar. Ishim andej edhe kur Shqipëria ishte në halle të mëdha.
Gazetar: “Ky ujë shkon drejt edhe në zonat e përmbytjes, në Shkodër edhe rrethinat e saj”.
Pasi të gjitha këto vetëm në një vit punë dhe kështu ne arritëm këtu ku jemi sot sepse ne jemi një. Mijëra miliona shqiptarë që na shohin në Kosovë, Preshevë, Shqipëri, Maqedoni, Evropë dhe SHBA edhe të tillë do të synojmë të mbetemi edhe më tej, ekrani më i dashur për të gjithë shqiptarët./tvklan.al