“El Clan del Golfo”, rrjeti kriminal i trafikut të drogës që transportoi 613 kg në Shqipëri, merr një tjetër goditje të fortë. Policia kolumbiane në dy ditët e fundit plot 5.3 ton kokainë, që kishte si destinacion Europën.
Operacioni i gjerë i forcave kolumbiane, ndaj një prej grupeve më të rrezikshëm të trafikut të drogës, u zhvillua disa qytete dhe porte të Kolumbisë dhe të Ekuadorit.
Ashtu si në ngarkesën e kapur më 28 Shkurt në magazinën e Maminasit, edhe në këtë rast kokaina ishte fshehur nën arkat e bananeve. Ministria kolumbiane e Mbrojtjes njoftoi se në total janë kapur 9 ngarkesa bananesh të mbushura me kokainën e “Clan del Golfo”-s, më e madhja prej tyre, 4.1 ton, në Ekuador.
Destinacioni europian ishte porti i Antwerp-it në Belgjikë, i përfolur shpeshherë si vend-mbërritje i ngarkesave me lëndë narkotike nga Amerika e Jugut. Më pas, kokaina do të shpërndahej në vende të tjera të kontinentit, shkruajnë mediat vendase.
Nëse do të mbërrinte në destinacion, vlera e drogës së sekuestruar, sipas tregut europian, përllogaritet rreth 314 milionë dollarë. Nga fillimi i këtij viti autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar mbi 11 tonë kokainë që i përkisnin “Clan del Golfo”-s.
Tv Klan