Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Asnjë kandidat për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Drejtuesit e këtij institucioni që kryesohet nga Presidenti Mejdani, hezitojnë të mbledhin konferencën kombëtare gjyqësore, që do të zgjidhte pasardhësin e Fotaq Nanos, sepse presin dorëheqjen e nënkryetares së KQZ, Arbi dhe të komisionerit Shishmani, të zgjedhur nga KLD.
Ndërkohë në ambientet e KQZ është e pamundur të depërtojnë gazetarët. Pas mbledhjes së djeshme pa praninë e kryetarit Nano, nënkryetarja Arbi ka hezituar t’u përgjigjet kërkesave për të dhënë dorëheqjen. Ndërsa anëtari i KQZ, Klemend Zguri u shpreh se do të jepte dorëheqjen, kur t’ia kërkonte subjekti i tij politik.
Klemend Zguri:- “Do të largohem në rast se forca e cila e mbështeti kandidaturën time, në momentin që unë erdha në KQZ, do të ma kërkojë një gjë të tillë, atëherë nuk ka pse të qëndrojë më këtu”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame