Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ilirjan Celibashi dhe Igli Toska, janë zgjedhur anëtarët e rinj të KQZ, pas votimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Celibashi gjyqtar dhe Toska jurist, zëvendësojnë në KQZ, ish-kryetarin Fotaq Nano dhe ish-nënkryetaren Mimoza Arbi. Në mbledhjen e KLD-së, të drejtuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, kandidatët janë pyetur njëri pas tjetrit dhe më pas me votim të fshehtë, kanë fituar Celibashi e Toska.
Të hënën parlamenti do të zgjedh anëtarin e shtatë të KQZ, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të ri të këtij komisioni. Pas zgjedhjes, anëtari i ri i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh:
Ilirjan Celibashi:- “Të nderuar anëtarë të KLD, unë e ndiej si obligim që të them, që dua të falënderojë Konferencën Kombëtare Gjyqësore, e cila më votbesoi një shumicë, që më detyron që të jem edhe njëherë më shumë i përgjegjshëm. Unë ju sigurojë se nuk do bëj as më shumë e as më pak, se atë që kam bërë deri tani si gjyqtar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame