Lajme Arkiva 2004
Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se shpenzimet më të larta të qeverisë për vitin e kaluar kanë qenë ato për telefona.
Në raportin e KLSH-së thuhet se shpenzimet për telefonatat nga kryeministria arrijnë në 90 milionë lekë.
Kjo sipas këtij institucioni përbën rreth 50% të zërit të shpenzimeve operative që i takojnë administratës së Kryeministrisë nga buxheti i shtetit.
Pak kohë më parë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve morri një nismë duke u kërkuar politikanëve të deklarojnë se sa është shumë që shteti u paguan për telefonat.
Kreshnik Spahiu: “I kërkuam ministrave të qeverisë shqiptare të na vinin në dispozicion faturat e telefonit fiks dhe atij celular që mbulohet nga fondet publike me qëllim që ti bënim prezentë publikut se si shpenzohen paratë e taksapaguese shqiptarë. Nuk na u dha ky shans, na i paraqitën vetëm dy ministra, pasi ne dëshironim ti publikonim figurat analitike”.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson se këto shpenzime janë shumë më të mëdha po ti krahasosh me zërat e tjerë të shpenzimeve operative të stafit të kryeministrisë. Ato zënë pak më sulm se 6 % të fondit kryeministror, ose vetëm 11 milionë Lekë.
Kontroll është ushtruar edhe në pagesat e arkës për udhëtimet dhe dietat. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe këtu janë vërejtur shkelje të rënda të dispozitave ligjore./tvklan.al