Alessandro Nesta nuk është më trajner i Monza-s. Humbja e fundit me Juventusin në kampionat, ka sjellë shkarkimin e teknikut 48-vjeçar.
Vendi i fundit dhe rreziku i rënies në Serie B, ka detyruar drejtuesit të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin Nesta.
Në 17 javë kampionat, Monza ka regjistruar vetëm 10 pikë dhe mban vendin e fundit në renditje. Tre humbjet e fundit, kanë bërë që të soset durimi i drejtuesve për trajnerin.
Tani te italianët ka nisur puna për të zgjedhur trajnerin e ri, i cili do të ketë si objektiv mbijetesën në elitën e futbollit italian. /tvklan.al