Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Situata në Maqedoni duket e përkeqësuar pas sulmit të policisë maqedonase në fshatin Brez dhe Malin, ku sipas informatave të ndryshme janë vrarë dhe plagosur disa civilë. Sulmi erdhi dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit dhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia.

Aktualisht në Maqedoni veprojnë dy formacione të njohura si AKSH, një me qendër në Kosovë dhe një në Diasporë me krah politik FBKSH. Drejtori i Institutit të Prognozave Rajonale, zoti Koço Danaj, shpreh opinionin e tij lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni.

Koço Danaj:- “Ekzistojnë dy AKSH, njëra që operon në Kosovë dhe tjetra që e ka qendrën në Diasporë, që vazhdojnë akoma të zihen me njëra-tjetrën se kush ka primarin në lëvizjen shqiptare që ka mbetur nga dy ish-UÇK, ajo e Kosovës dhe Maqedonisë. Ngjarja e djeshme në fshatin Brez, Malin dhe Tanushë, ndodhi dy vjet pas marrëveshjes së Ohrit dhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Maqedonisë, kur u shkëput nga ish-Jugosllavia, në kohë që e drejtonte Sllobodan Millosheviç. Këto dy ngjarje u përkujtuan para se të përkujtoheshin sot në parlamentin e Maqedonisë, u përkujtuan me një masakër që ndodhi dje, nga ana e forcave ushtarake policore të qeverisë së Maqeonisë. Dua të theksojë, se për herë të parë në Maqedoni janë përdorur forcat ushtarako policore, ndërsa i pari që ka përdorur këto forca ushtarako-policore është ish-diktatori i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Demokracia selektive, mbi bazën e racës apo përkatësisë etnike, sjellë pastaj të ndryshme të cilat kur nuk kontrollohen nga faktori politik, atëherë këto emblema që sot quhen AKSH, që realisht deri tani janë vetëm emblema, por këto dy emblema, në qoftë se faktori politik, vazhdon të mos e njoh realitetin që ekziston dhe të mos e përballojë këtë realitet me mjete politike, pra të mos gjejë ato zgjidhje të pranueshme, por dhe të domosdoshme, për t’i barazuar njerëzit, atëherë detyrimisht emblema shndërrohet në realitet, ndërsa faktori politik ngelet vetëm një fasadë”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini