Me të njëjtin formulim Kolegji Zgjedhor rrëzoi 5 kërkesat ankimore të bëra nga Bindja Demokratike për procesin zgjedhor të 30 Qershorit, si dhe një të bërë nga kryebashkiaku në largim i Finiqit që nuk e pranon humbjen.
Forca e Astrit Patozit pretendon se në ato zgjedhje janë mbushur kutitë pasi sipas tyre ka më shumë vota se votues, ndërsa për socialistët vendimet e Kolegjit dhe KQZ provuan se ne 30 Qershor nuk ka pasur parregullsi.
Kolegji po shqyrton dhe 7 paditë e para të Partisë Socialiste, e cila kërkoi shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë pasi KQZ dështoi ta marrë këtë vendim të mungese të 5 votave që parashikon ligji elektoral për miratimin e tabelave. 13 bashki të tjera janë caktuar të gjykohen ditën e martë, e për të me te gjitha njësitë e pushtetit lokal brenda kësaj jave.
Tv Klan