Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kolegji zgjedhor shpall fitues kandidatin demokristian për komunën e Vaut të Dejës. Kandidati socialist pretendonte që në këtë zonë të përsëritej procesi zgjedhor, pasi sipas tij rezultati ishte i manipuluar. Kandidati socialist nuk u bind me rezultatin e KZQV së Vaut të Dejës dhe më pas të KQZ, por paditi në Kolegjin Zgjedhor, që kjo çështje të shqyrtohej edhe njëherë.
Kryetari demokristian Nikollë Lesi, i cili ishte i pranishëm në seancë, i quajti të pamotivuara pretendimet e palës tjetër. Lesi u shpreh i kënaqur me rezultatin, në favor të kandidatit që përfaqëson partinë e tij, pasi sipas Lesit, kolegji zgjedhor nuk u ndikua nga presionet e shumta të palës socialiste.
Nikollë Lesi:- “Fakti që vendosi në mënyrë të drejtë, do të thotë që drejtësia këtë radhë iu largua presionit partiak të PS, jo se fituam ne, por se kjo ishte e vërteta, s’kishte ndryshe vendim më të drejtë se sa ky”./tvklan.al