Randal Kolo Muani pritet të jetë afrimi i Juventusit për sulmin. Francezi ka dhënë miratimin për tu transferuar në Serinë A.
Sulmuesi nuk po gjen hapësira te PSG-ja dhe dëshiron të ndryshojë ambient. Kolo Muani ka rënë dakord me klubin italian, ndërsa pritet të arrihet marrëveshja edhe me klubin francez.
Juventusi dëshiron ta afrojë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa problem është paga prej 12 milionë eurosh.
PSG-ja paguan 12 milionë euro në sezon, një shumë e lartë për Juventusin, që shpreson në një përgjysmim të pagës, ose të paguhet nga francezët. /tvklan.al