Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bëhet gati një plan ambicioz 5-vjeçar për futbollin e të rinjve dhe për dhënien e mundësisë edhe femrave shqiptare për herë të parë për të ushtruar këtë sport historikisht për meshkuj. Janë ushtarakët britanik të forcës së AFOR-it ata që mendojnë për fëmijët shqiptar. Në Gjykatën e Tiranës është rregjistruar një organizatë bamirëse e quajtur “Lara shqiptare”. Qëllimi i saj është të krijoj zona të sigurta për fëmijët shqiptar për të luajtur duke ju ofruar atyre një alternativë në vend të krimeve dhe shkatërrimeve.

Para largimit nga vendi ynë zëdhënësi i komandantit të AFOR-it koloneli Endri Williams është prononcuar lidhur me punën dhe projektet e kësaj organizate bamirëse.

Endri Williams:- “Aktualisht në Shqipëri ka mjaft fëmijë të cilët dëshirojnë të luajn futboll por fatkeqësisht shkollave ju mungojn ambjentet e duhura si dhe burimet financiare për të përmbushur këto nevoja. Shumë palestra janë të rrezikshme dhe jo të sigurta. Ndërsa jashtë fushat e stërvitjes përmbajnë objekte që pengojnë zhvillimet e aktiviteteve sportive. Si rezultat fëmijët shqiptar janë të kufizuar në zhvillimin e talenteve të tyre sportive. Organizata ndërkombëtare e bamirësisë “Lara Shqiptare”, do të përpiqet të krijojë jo vetëm ambjente sportive moderne por edhe një kulturë të re për zhvillimin e futbollit në Shqipëri”./tvklan.al