Vetëm 5100 ushtarë të NATO-s ndodhen aktualisht në Shqipëri ndërkohë që në fund të Shtatorit parashikohet që numri i tyre të zbresë në 2500. Këto shifra i ka konfirmuar zëdhënësi i AFOR-it Endri Uilliam. Ai theksoi se në Kukës deri të Hënën nuk do të ketë më ushtarë të NATO-s. Madje ata nuk do të përfshihen në çminimin e zonave veriore.

Përsa i përket aeroportit të Rinasit është në përfundim riparimi i zonave të dëmtuara gjatë konfliktit në Kosovë. Rruga Durrës-Kukës mbetet prioriteti strategjik i NATO-s theksoi Uilliams për të cilin do të shpenzohet fondi prej 1.9 milion dollarësh.

Sipas tij Këshilli i Atlantikut të Veriut në Bruksel nuk ka vendosur ende zyrtarisht për të ardhmen e AFOR-it pasi vendimi që do të merret nga Aleanca ka të bëjë me rishqyrtimin e prezencës së trupave ushtarake të NATO-s në vendet Ballkanike të prekura nga konflikti kosovar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame