Sipas zyrës së shtypit të NATO-s në Tiranë, Këshilli i Aleancës nuk ka marrë ende vendimin për vazhdimësinë e misionit të AFOR-it në vendin tonë. Endri Uilliams deklaroi në një konferencë shtypi se ne kemi dërguar dokumentat dhe programin për vazhdimin e forcës së AFOR-it dhe tashmë po presim të merret vendimi për këtë.

Uilliams u shpreh se ekzistojnë shumë burokratizma ku duhet të bien dakort 19 vendet anëtare të NATO-s. Uilliams në rast të miratimit ka paraqitur programin. AFOR-i do të merret me furnizimin e rajonit të Kosovës, ku dihet nevoja për ushqim e veshmbathje për popullsinë. Për këtë jemi duke punuar për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe për këtë po punojnë rreth 5 mijë trupa që kanë mbetur në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego