Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupat Franceze të AFOR-it largohen nga qyteti i Korçës. Për afro dy muaj ata punuan për rehabilitimin e aerodromit të qytetit i cili ishte lënë pas dore dhe i braktisur prej vitesh. Sipas projektit të hartuar pista do të kishte një gjatësi 1500 metra dhe gjerësi 70 metra. Faza e parë e projektit përfshinte shtrimin e tij me çakull rregullimin e sistemit kullues dhe sistemit ndriçues.

Për ndërtimin e tij punuan makineri të rënda të sjella nga forcat e AFOR-it por siç e shihni puna është lënë përgjysmë. Megjithëse i lënë në mes ai shërbeu për transportimin e kosovarëve nga Korça për në Kukës, ku çdo ditë kryeshin nga katër fluturime. Por bashkë me kosovarët u larguan dhe francezët duke braktisur ndërtimin e aerodromit.

Pushtetarët lokal nuk japin asnjë rrugëzgjidhje për përfundimin e punimeve. Lënia në mes e punimeve mund të çoj në gjendjen e rreth katër muajve të mëparshëm./tvklan.al