Kolumbia triumfoi ndaj Argjentinës, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Një lloj hakmarrje nga kombëtarja kolumbiane, për humbjen në finalen e Kupës së Amerikës. James Rodriguez ishte lojtari më i mirë si sfidës, pasi asistoi te goli i parë i shënuar nga Mosquera në minutën e 25-të dhe realizoi golin e fitores në minutën e 60-të me penallti.
Për Argjentinën, golin e vetëm e shënoi Nico Gonzalez në minutën e 48-të, por në fund kishte vetëm vlerë statistikore.
Kjo është humbja e parë për vitin 2024 për Argjentinën, që gjithsesi vazhdon në krye të renditjes në kualifikuese, me 18 pikë, dy pikë më shumë se Kolumbia e vendit të dytë.
Brazili vazhdon të zhgënjejë, teksa u mposht minimalisht nga Paraguai. Kombëtarja “seleçaos”, regjistroi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon.
Paraguai iu fal golit të shënuar nga Gomez në minutën e 20-të, për të marrë triumfin në fund. Me këtë humbje, Brazili mban vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara, pas 8 ndeshjeve të para. /tvklan.al