Lara Colturi e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme. Skiatorja italiane, e cila përfaqëson Shqipërinë, regjistroi një rezultat të shkëlqyer në Botërorin që po mbahet në Slloveni.

18-vjeçarja u rendit në vendin e dytë në Kranjska Gora, në Giant Slalom. Arritje e madhe për Colturi-n, para së cilës u rendit vetëm kampionia olimpike e Suedisë, Sara Hector.

Për Lara Colturi-n, ky është podiumi i dytë në karrierën e saj, pas atij të Gurgl në Austri. /tvklan.al