Kosova U-21 zhgënjeu ndaj moshatarëve të Estonisë në transfertë, në ndeshjen e fundit për kualifikuese te Europianit.

“Dardanët” e vegjël u mposhtën me rezultatin 3-1, në një ndeshje të cilën e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Ibrahimi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të.

Vendasit e nisën vrullshëm nga fillimi, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave. Kosova ngushtoi diferencën në minutën e 77-të me një supergol nga goditja e dënimit.

Megjithatë estonezët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 87-të, për të vulosur shifrat në 3-1. Kosova mbyll eliminatoret në vendin e katërt me 12 pikë. /tvklan.al