Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e parë të plotë, megjithëse jo të gjithë të grumbulluarit kanë qenë të pranishëm.
Në një ndeshje kontrolli të zakonshme kanë munguar portierët Likaj e Beqaj. Vendin e tyre e ka zënë fizioterapisti i skuadrës.
Në seancën e paradites kanë qenë të pranishëm dy të rikthyer, Elvin Beqiri dhe Besart Berisha, të cilët mungonin prej një kohe të gjatë si shkak dëmtimi.
Elvin Beqiri: “Me thënë të drejtën i habitur kur mora vesh sepse pashë listën disa ditë më përpara dhe nuk e pashë emrin tim, megjithëse unë jam thirrur dhe më përpara. Kuptohet tashi s’mbetet gjë tjetër vetëm përqendrohemi për këtë ndeshje”.
Besart Berisha: “U kan një kohë shumë e gjatë për mu. Një vit prej së fundmi herë që kam qenë në kombëtare. Unë pres veç besim prej Arie Haan-it se besoj që unë jam gati”.
Është kthyer nga Çeçenia dhe portieri tjetër i përfaqësueses, Ilion Lika, por ky i fundit nuk e ka parë veten asnjëherë larg ekipit.
Ilion Lika: “Se mendoj si rikthim. Unë pjesëtar i kombëtares kam qenë, e ke parasysh, pavarësisht se kam mendimin se për një ndeshje miqësore nuk thërriten tre portierë. Tashi që janë dy ndeshje normalisht tre portierët duhet të thirren. Unë se shoh këtë si rikthim, kupton? Unë gjithmonë e kam parë veten si pjesë e kombëtares”.
Pritet t’i bashkohet skuadrës edhe Klodian Duro e Arjan Beqaj, të cilët do të kompletojnë listën e të grumbulluarve./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe