Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi ishin mungesat në seancën e parë stërvitore të kombëtares shqiptare.
Treshja e futbollistëve ende nuk janë bashkuar me grupin, diçka që do të ndodh në orët e ardhshme. Me ngarkesë të lehtë po stërvitet edhe portieri Elhan Kastrati, i cili ka kaluar një gjendje gripale. Skenar që nuk ka kapur pa përgatitur stafin teknik dhe trajnerin Sylvinho.
Me kuqezinjtë janë stërvitur futbollistët që aktivizohen në vendin tonë, Alivoda me Vllazninë dhe Maksuti në radhët e Apolonisë. Pavarësisht se kanë marrë ngarkesën fizike, dyshja pritet të mos jetë pjesë e kombëtares për dy miqësoret e qershorit, ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Përfaqësuesja jonë do të udhëtojë drejt Austrisë për të vijuar përgatitjet për takimet e radhës, përpara se të udhëtojë drejt Gjermanisë për Kampionatin Europian.
Klan News