Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.
Një nga artet më të vështira në botë është humori dhe komedia, por a janë me të vërtetë shqiptarët me humor të zi? Tema e zgjedhur ka të bëjë pikërisht me të qeshurën dhe personazhet që kanë prodhuar humor në Shqipëri. Të ftuarit e mbrëmjes janë:
Zyliha Miloti dhe Zef Deda, artistë të merituar.
Bujar Kapexhiu, skenarist, regjisor, shkrimtar dhe karikaturist.
Arjan Curiqi, skenarist dhe prodhues i mjaft komedive televizive.
Iva Tiço, gazetare e kulturës në revistën “Klan”.
Edi Oga, mjek, komedian dhe skenarist.
Armando Bora, regjisor teatri.
Leonard Bombaj, regjisor, aktor dhe skenarist.
Orjana Kollaku, balerinë.
Redon Makashi, këngëtar.
Salsano Rrapi dhe Zef Deda ishin të ftuarit e mbrëmjes./tvklan.al