Ngjyrat e flamurit kuq e zi, një kombinim për festat e nëntorit, kjo ka qenë tema e diskutuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Shpesheherë duket se këto dy ngjyra për ne shqiptarët vishen vetëm për festat e nëntorit të kombinuara bashkë, por në fakt ka dhe plot raste të tjera që ne mund ti kombinojmë.
Të ftuara në studio kanë qenë stilistja Anila Konomi, stilistja Estela Koni, dhe fashion blogerja, Alda Mehmetaj.
Ato dhanë më shumë sugjerime se si t’i kombinojmë këto ngjyra së bashku duke ruajtuar sensin e masës.
Anila Konomi: Sensi i masës duhet gjithmonë në këtë rast, një ndër gabimet që bëhet, janë buzët, duhet e njëjta nuancë me veshjen. Gjithmonë duhet të jetë 1 e 3-ta, përdor aksesorë gjithmonë, nëse je total black ose red.
Nëse në pjesën e poshtme je një masë më e madhe, duhet të zgjedhësh të zezën. Sipër mund ta luajmë me aksesorët e kuq. Kur koka dhe këmba është e kombinuar, nuk ndodh asnjë gabim.
Përdorimi i masës është një ndër gabimet që bëhen në këto kombinime, nuk duhet të jetë 50 me 50, do të jetë ose njëra ose tjerat më shumë ose më pak. I kuqi i buzëve duhet të jetë identik ose nude, po ashtu edhe këpuca, nëse nuk e ke tonalitetin e njëjtë, thyeje me një ngjyrë tjerë. Materiali është shumë i rëndësishëm, duhet të rrijnë me njëra tjetrën, mos të jenë të kundërta.
Nëse nuk përdor të njëjtin material është gabim shumë i madh.
Estela Koni: Duke qëndruar tek ngjyrat, do të sugjeroja të mos fusim asnjëherë të kuqen në qendër, në mes të zezës. Kemi dy lloj të kuqesh, në pigment portokalli dhe në atë blu, anon në qershi dhe në këtë rast kjo e fundit është për festat e nëntorit.
Alda Mehmetaj: Unë për festa do të thoja jo buzët e kuqe. Nëse ke zgjedhur një kostum të zi, atëherë mund të vësh buzët e kuqe, nëse jo duhet ta eleminosh atë ditë. Mendoj se duhet të kesh kujdes tek ngjyrat.
Çfarë sugjerojnë ekspertet e modës, këpucë apo sandale për këtë rast?
Anila Konomi: Nëse je në festë, sandale dhe pse jo, në zyrë atlete e bardha me të kuqen është perfekt. Nuk duhen harruar aksesorët ose gold, ose argjend./tvklan.al