Lajme Arkiva 2003
“Fashion Bar”, për herë të parë në Shqipëri. Stilistja e mirënjohur shqiptare Anila Konomi ka organizuar një mbrëmje të veçantë ku janë ndërthurur mes tyre hijeshia e modeleve me veshjet e koleksionit pranverë 2003 dhe pija e famshme karakteristike spanjolle Sangria.
Kështu kësaj here stilistja Konomi ka hequr dorë nga stili tradicional shqiptar i cili ka shoqëruar në përgjithsi koleksionet e mëparshme të pas për të shpalosur kështu një linjë veshjesh bardh e zi të cilat i përshtaten më së miri ambienteve ku është zhvilluar sfilita.
“Konomi by night”, kështu titullohet ky koleksion i prezantuar jo si zakonisht në salla shfaqjesh, por në një ambient luksoz dhe shumë komod fare pranë publikut, pikërisht në hapësirën e njërit prej bareve të Tiranës. Rreth 20 veshjet e Anila Konomit, janë ndërtuar me materiale të kushtueshme një pjesë e të cilave janë të punuara me dorë.
Në këtë mbrëmje festive është realizuar edhe një mini show me një grup baleti nën drejtimin e Eno Birkos i cili ka interpretuar dy pjesë spanjolle, si dhe një grup muzikor nën drejtimin e saksofonistit Brikel Gunga. Kësaj here publiku ka qenë pjesë organike e sfilatës dhe është shkrirë në një të vetme me të./tvklan.al