U zhvillua në Tiranë Java Shqiptare e Modës, një aktivitet i Dhomës Kombëtare të Modës nën drejtimin e Diana Cekodhimës. Për nga mënyra e organizimit, kjo sfilatë arriti të gjitha standardet që i përgjigjet nivelit që përkon ky lloj aktiviteti pasi do transmetohet në Fashion TV përkrah sfilatave me emër në botën e modës.

Anila Konomi: “Të njihesh në fushën e modës brenda për brenda vendit tënd nuk është ndonjë arritje e madhe. Paka shumë është një vend i vogël dhe arrin të kesh njohja të tilla, ndërsa kur vjen momenti pastaj që do që të kapësh, të hysh vërtetë në Fashion TV, patjetër duhej ky bashkëpunim të cilën e bëri të mundur shoqata e modës”.

Stilisti anglez Çarls Zvingholm, firma Bortex dhe stilistja e njohur shqiptare Rezarta Skifteri mbyllën këtë ngjarje të rëndësishme që për pesë net me radhë mbajti pas vetes me dhjetëra artdashës të modës.

Rezarta Skifteri: “Diana Cekodhima e cila është organizatorja e kësaj shoqate të stilistëve, ka bërë një punë vërtetë kolosale ku mund të them që nëpërmjet opinioneve që dhe unë vetë kam pyetur të tërë stilistët kanë qenë në përgjithësi shumë të kënaqur. Secila nga këto sfilita ndryshojnë nga njëra-tjetra, njëra mund të jetë … , njëra mund të jetë alta-moda, njëra mund të jetë hot kytyr dhe e imja është Hot Couture  avanguard”.

Por ajo që vlen të theksohet është performanca e vajzave në të gjitha ditët e sfilatës. E kjo falë punës që ka bërë koreografja e njohur Roberta Mone, suksesi i arritur shërbeu për organizatorët që java shqiptare e modës të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme./tvklan.al