Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shtatë komisionerët elektoral nuk kanë ndërruar mendje për të dhënë dorëheqje përball presionit politik të mazhorancës dhe opozitës. Vetë kryekomisioneri Fotaq Nano tha, se Komisioni Qendror Zgjedhor, po përmbush vërejtjet e vëzhguesve ndërkombëtar.
Fotaq Nano, Kryetar i KQZ:- “Unë do të vazhdojë të jem në krye të këtij komisioni, përsa kohë do ta quaj të arsyeshme”.
Komisioni Qendror Zgjedhor, shtyu për më 15 Janar, miratimin e projekt rregullores së brendshme, e cila rezultoi me mangësi të konsiderueshme. KQZ shpalli fitues për bashkinë e Laçit, kandidatin demokrat Bardhok Rica, pas rinumërimit të votave nga gjykata./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame