Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka folur në mënyrë të detajuar në lidhje me Komisionin Antikorrupsion apo siç njihet ndryshe dhe si “Komisioni Xhafaj”.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Xhafaj ka thënë se ky komision është vazhdim i Reformës në Drejtësi. Më tej, Xhafaj ka theksuar se komisioni ka pëlqimin e ndërkombëtarëve, por ka shtuar se është një sfidë shumë e madhe pasi prek fusha sensitive.
Blendi Fevziu: Komisioni Xhafaj, çfarë po kërkon? A po kërkon të zhbëjë reformën në drejtësi? A po tenton ky komision të mbyllë ato pika ku drejtësia mund të depërtojë për të gjetur lidhjet e krimit me politikën?
Fatmir Xhafaj: Ky është një spekulim i pastër politik dhe mediatik, nuk ka asnjë të vërtetë në këtë gjë. Nuk ka një dokument që të jetë i shkruar për këtë gjë.
Blendi Fevziu: Cili është subjekti i tij?
Fatmir Xhafaj: Ky komision është vazhdim i Reformës në Drejtësi, por nuk do të prekë Reformën në Drejtësi. Është e fokusuar në 3 shtylla. Shtylla e parë është “mirëqeverisja”, shtyllla e dytë “si mund ta bëjmë qeverinë më transparente”, shtylla anti-korrupsion për ta parandaluar dhe për ta ndëshkuar. Bëmë reformën në drejtësi, tani është e nevojshme të ngremë edhe institucionet e tjera të kenë të njëjtin anagzhim si dhe SPAK-u. Shtylla e tretë është “sundimi i ligjit” që ka 3 komponentë që të ketë transparencë ky proces, Kuvendi ka 2 funksione themelore për ta bërë më eficent Kuvendin. Mund të mos bien dakord ekspertët. Kuvendi ka 2 funksione themelore, ligjvënien dhe mbikqyrjen.
Blendi Fevziu: Kush janë 4 apo 5 pikat kryesore që i ke në mendje për t’i diskutuar në Komision?
Fatmir Xhafaj: Ky është njëlloj kurthi që nuk mund të bie unë. Qëllimi ta përshpejtojë integrimin e vendit. E domosdoshme që vendi të përballet me disa sfida. Ne thamë që po i japim një ritëm të ri përmes një komisioni të posacëm sepse Kuvendi mund t’i mbledhë të 3 pushtetet. Ne kemi bërë atë që bëmë me drejtësinë, kemi ngritur një grup ekspertësh.
Blendi Fevziu: Pse janë të shqetësuar ndërkombëtarët?
Fatmir Xhafaj: Gënjeshtër e madhe, nuk ka asnjë shqetësim ndërkombëtar. Çdo dokument është certifikuar nga ndërkombëtarët. Kryeministri e ka diskutuar në nivele më të larta në DASH dhe në Bruksel, i kanë thënë se nëse ndodh kjo, Shqipëria do të japë një model tjetër. Kjo është një sfidë dhe reformë e madhe, nuk e di a do ja arrijmë dot. Sfidë që edhe unë vetë jam i shqetësuar dhe kolegë të tjerë janë të shqetësuar sepse prek fusha sensitive. Ne kishim 3 arsye për t’u marrë me çështjet e drejtësisë, detyrat e shtëpisë që i ka sjellë BE-ja, mund t’i bëjë vetëm Kuvendi. Vetë institucionet e drejtësisë kanë bërë propozime për ndryshime ligjesh, 140 amendamente.
Blendi Fevziu: Pse nuk marrin pjesë kur i kanë sjellë vetë?
Fatmir Xhafaj: Janë ata vetë që e kanë kërkuar këtë proces. Ka nga ata që thonë, ata i kanë sjellë, ne i miratojmë. Gjë që është naïve, për të mos thënë diçka më shumë, e papranueshme. Vetë ato, një pjesë e tyre bie në konflikt me njëra-tjetrën. Ne po mendojmë të ecim me strukturën normale. Ju thamë atyre, hajde bëni vetë analizën dhe na e sillni ne ta kalojmë në kuvend, ata thanë jo, ne do të kontribuojmë, por bëjeni ju. Do të bëjmë ne analizën dhe në fund do të nxjerrim produktin. Ky është i konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.
/tvklan.al