Burg dhe gjoba të larta për kontrabandistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në Administratën Doganore. 500 mijë lekë të reja është gjoba më e lartë e caktuar në kodin e ri doganor. Sanksionet e parashikuara në këtë kod ishin objekt diskutimi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. në prani të ish ministrave të qeverisë Nano, Malaj, Fino dhe Apostoli.
Mashtruesit që abuzojnë para organeve doganore ne sasinë dhe cilësinë e mallrave, detyrohen të paguajnë për çdo orë vonesë në pikat doganore, gjoba që shkojnë deri në 40 mijë lekë të reja pavarësisht nga ndjekja penale ndaj tyre. Vlen për t’u përmendur se i gjithë diskutimi në kodin e ri doganor, është kryer pa ndriçim dhe ngrohje./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili